EKSKLUZIVE/ Situata e COVID-19, ministrja Gjonaj kërkesë për dënime alternative dhe amnisti për të moshuarit me sëmundje kronike në burgje
Burime ekskluzive dhe të mirëbesuara të Euronews Albania bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nisur nga situata e krijuar në vend për shkak të pandemisë COVID-19, i ka drejtuar një letër-kërkesë tri institucioneve të drejtësisë për të marrë masa që politika penale të orientohet në dhënien e dënimeve alternative që mund të aplikojnë për disa kategori të burgosurish dhe çështje në gjykim.
Burimet e Euronews Albania saktësojnë se letra i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe përmes saj kërkohet së pari të konsiderohet dhënia e ndëshkimeve alternative nga prokurorët për masat e propozuara, si dhe së dyti, të udhëzohen gjyqtarët të japin dënime alternative në rastet kur është e mundur.
Një masë tjetër e lidhur me situatën e krijuar me COVID-19 dhe të prekurit në rritje në Shqipëri, është ngritja e një grupi pune pranë Ministrisë së Drejtësisë për të shqyrtuar mundësinë e një amnistie për të dënuarit e moshuar mbi 60 vjeç dhe që kanë sëmundje kronike, të cilët vuajnë dënime të lehta.
Gjithashtu, mësohet se bëhet fjalë për një amnisti që nuk do të prekë çështjet në hetim, por vetëm të dënuarit e moshuar më sëmundje kronike dhe ata që janë dënuar për çështje të lehta, ku nuk përfshihen kategoritë e dënimeve për krime të rënda.
Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur sot, se deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste në total.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi