“PS nuk është mbulesa e askujt”, kryeministri Rama reagon pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës
“Partia Socialiste u shërben zgjedhësve dhe jo të zgjedhurve”. Ky ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas lajmit të arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ kreu i qeverisë, njëkohësisht kryetar i PS, shprehet se “kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre”.
“Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”, shkruan kryeministri në Twitter.
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe u arrestua nga policia ditën e sotme.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Tushe u arrestua gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të SPAK, ku në pranga kanë rënë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se hetimi nga SPAK ka nisur disa muaj më parë për një tender të kanalizimeve, ku dyshohet se është abuzuar me fondet publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq