Euro 2020, Itali-Spanjë, Mancini dhe Enrique nuk cilësojnë askënd favorit

6 Korrik 2021 | 17:37

Nëntë vite pas finales së evropianit të vitit 2012, Italia dhe Spanja përballen sërish, por kësaj here në gjysmëfinale. Asokohe, Spanja triumfoi 4-0, por të dyja skuadrat kanë ndryshuar shumë që nga dy kampionate më parë dhe në këtë takim është e vështirë për të përcaktuar se kush do të jetë favorite për të kaluar më tej.

“Të kaltrit” kanë një ecuri fantastike, me 13 fitore radhazi, duke përfshirë dhe suksesin në kohë shtesë ndaj Austrisë, ndërsa nuk njohin humbje prej vitit 2018, më saktësisht prej 32 ndeshjesh, një tregues që skuadra e Roberto Mançinit gëzon një formë fantastike.

Trajneri i italianëve në konferencën për shtyp ka vlerësuar kundërshtarin, duke theksuar se do të jetë një ndeshje shumë më e vështirë se përballja me Belgjikën, ndërsa ka shtuar se spanjollët janë një skuadër me traditë që për vite me radhë kanë qenë dominuese në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, trajneri i së ashtuquajturës “Furia e kuqe”, Luis Enrique tha se nuk mund të ketë një skuadër favorite në takimin e kësaj të marte, ndërsa nuk munguan dhe vlerësimet për skuadrën italiane, që sipas tij është kompakte dhe do jetë një përballje shumë e fortë mes tyre.

Italia e ka fituar vetëm një herë titullin kampion evrope (1968), ndërsa dy herë të tjera (2000, 2012) ka humbur në finale. Spanja nga ana tjetër e ka fituar tre herë trofeun (1964, 2008, 2012) dhe vetëm një herë ka humbur finale (1984).

Ndeshja gjysmëfinale zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin Wembley të Londrës, aty ku të dielën pritet të luhet gjithashtu edhe finalja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026