Edi Rama paralajmërim të ri tregtarëve abuzues: Gjobë dhe mbyllje aktiviteti deri në 6 muaj

15 Mars 2020 | 11:27

Në kushtet kur Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë të përhapjes së COVID-19, shumë tregtarë dhe farmaci kanë zgjedhur të abuzojnë me çmimet e produkteve dhe barnave.

Kryeminstri i vendit, Edi Rama, i cili sot ka shpërndarë disa mesazhe të njëpasnjëshme nëpërmjet rrjetit social “Facebook”  ka paralajmëruar gjoba deri në 500 mijë lekë të reja për bizneset, farmacitë dhe tregtarët që do kapen duke abuzuar me çmimet.

Shefi i qeverisë thekson më tej se nëse subjektet në fjalë do të rikapen duke abuzuar, veprimtaria e tyre do të mbyllet për një periudhë 6 mujore.

Mesazhi i kryeministrit Edi Rama:

“Rritja abuzive e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën 5 000 000 (5 milionë) lekë për shitjen me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) për shitjen me pakicë. në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera

Në ditën e pestë të protestës, një protestuese ka tentuar të hyjë në ambientet e Kryeministrisë në Tirana, por është ndaluar nga forcat e Policisë...
20:00 | 04/06/2026