Kuvendi tërhiqet nga vendimi që ndalonte gazetarët në mbledhjet e komisioneve

6 Korrik 2021 | 19:23

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të tërhiqet nga vendimi për moslejimin e gazetarëve që të ndjekin aktivitetet e komisioneve parlamentare.

Në një dokument të firmosur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, drejtuar Byrosë së Kuvendit, thuhet se janë pranuar 5 kërkesat e shoqatave të gazetarëve për mënyrën sesi duhet të funksionojnë marrëdhëniet me mediat.

Në këtë mënyrë, Kuvendi do të lejojë praninë fizike të gazetarëve dhe kameramanëve në komisionet parlamentare.

Gjithashtu, Kuvendi është tërhequr dhe nga pika që sugjeronte shoqërimin e gazetarëve brenda ambienteve të institucionit me personel të gardës.

Kuvendi ka pranuar dhe pikën për të lejuar përdorimin e telefonave celularë nga gazetarët, ndërkohë për intervistat do të përdoret vetëm dhoma e veçantë për mediat.

Disa javë më parë, Kuvendi vendosi rregulla të reja për mediat duke hequr të drejtën e filmimeve direkte për mediat, por marrjen e tyre vetëm nga një zyrë e veçantë. Vendimi solli reagime të forta të gazetarëve dhe shoqatave të mediave.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026