Kryeministri Rama shpalos prioritetet e Shqipërisë gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit

6 Korrik 2021 | 20:53

Një fitore për Shqipërinë, kështu e ka konsideruar kryeministri Rama, mandatin e Këshillit të Sigurimit që vendi e merr në janar të vitit 2022.

Ndër prioritetet e Shqipërisë gjatë këtij mandati kryeministri listoi luftën kundër çdo forme diskriminimi, antisemitizmi dhe islamofobie. Toleranca ndërfetare si dhe forcimi i rolit të grave në veprimtaritë e ndërtimit të paqes, duke reflektuar frymën feministe të vendit ishin gjithashtu disa nga pikat që Rama i kishte përmendur edhe më herët gjatë fjalës së tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në ceremoninë e pritjes zyrtare, kryeministri e cilësoi anëtarësimin e përkohshëm të Shqipërisë edhe si një arritje për Ballkanin Perëndimor.

Sfidat si tërmeti dhe pandemia që sipas tij janë përballuar me sukses apo kryesimi i OSBE-së, janë shenja se Shqipëria ka fituar maturi dhe besim.

Ndërsa foli për vlerat që vendi do të përcjellë në Këshillimin e Sigurimit, Rama nuk nguroi të përmendte dhe vlerat e Bashkimit Europian të cilat, siç sqaroi dhe vetë kryeministri janë vlera universale.

“Sot Ballkani nuk do të ishte i ndarë deri te vaksinat kundër vdekjes, nga BE, edhe pse jeton fizikisht i rrethuar nga kufijtë e BE. Megjithatë në asnjë mënyrë nuk duhet mohuar se është shumë më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE, se sa nga telat me gjemba,” – deklaroi kryeministri Rama.

Këshilli i Sigurimit është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026