BE dhe OSBE thirrje Kuvendit të shtyjë votimin për kreun e AMA-s
Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i kanë bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të shtyjë votimin për kreu e ri të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
BE thotë se ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të këtyre autoriteteve.
Delegacioni i BE i kujton shumicës qeverisëse se ky legjislacion është pjesë e ligjeve që BE-së të cilin Shqipëria duhet ta përshtasë në përputhje me standardet e saj. Në reagim thuhet se legjislacioni për funksionimin e AMA-s është një nga ligjet që unioni kërkon që Shqipëria ta ketë në përputhje me standardet e saj.
“Ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht”, përfundon reagimi i delegacionit të BE-së.
Autoritetet rregullatore të mediave duhet të punojnë në mënyrë të paanshme, transparente & me legjitimitet të njohur nga të gjithë. BE ka rishikuar Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive & ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të… 1/5
— EU in Albania (@EUinAlbania) July 7, 2021
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i është bashkuar qëndrimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian duke bërë thirrje për një proces gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Gjithashtu, Prezenca e OSBE-së thekson “nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias”. OSBE ashtu si delegacioni i BE kërkon që të këtë proces të jetë e përfshirë edhe opozita duke shtuar se vetëm kështu AMA do të përmbushë misionin e saj.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Po ashtu, ne kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës, duke theksuar nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias.
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) July 7, 2021
Mazhoranca socialiste ka parashikuar votimin në seancën e fundit parlamentare të kryetarit të ri të AMA-s edhe pse një nismë e tillë ishte kundërshtuar fort nga opozita jashtë Parlamentit.
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka kaluar për votim në Parlament kandidaturat e Armela Krasniqi dhe Alketa Dibra për postin e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
LEXONI GJITHASHTU:
Ligji i medias, Ambasadori Soreca: Koha të nisë konsultimi për draftin e rishikuar
Detyrat për Shqipërinë, Schütz: Të garantohet sundimi i ligjit, kujdes lirinë e medias
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur