Festivali i Filmit në Kanë, yjet botërorë të kinemasë zbresin në tapetin e kuq

7 Korrik 2021 | 15:04

E gjithë vëmendja e artit gjatë këtij muaji do të jetë në jug të Francës, aty ku zhvillohet Festivali i Filmit.

Në dy javë do të prezantohen 60 filmat më të mirë të kinemasë botërore, që do të gjykohen nga një juri profesioniste me në krye regjisorin Spike Lee.

Festivali shënon rikthimin për regjisorin Leos Carax, i cili prej 9 vitesh nuk ka realizuar asnjë film, ndërsa këtë vit garon me “Annette”.

Një komedian dhe një këngëtare opere, prindër të Annette e cila do të ndryshojë fatet e tyre, ky është thelbi i historisë së filmit që garon për çmimin kryesor “Palma e Artë”.

Deri në datën 17 korrik, kur do të shpallen fituesit, do të shfaqen çdo ditë nga dy filma.

Dy vite mungesë për shkak të pandemisë, ama Festivali i Filmit në Kanë kthehet këtë vit për të shfaqur më shumë filma se zakonisht. Thierry Frémaux, drejtori i festivalit e cilëson “një edicion përmbledhës”.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026