Gazetari e cilëson si thelbësore garantimin e votës për emigrantët

7 Korrik 2021 | 17:00

Partia Socialiste përmes kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla tha se në shtator do ndryshojë sërish kodi elektoral dhe Kushtetuta.

Gazetari Mentor Kikia thotë se partitë politike duhet të miratojnë një ligj zgjedhor të qëndrueshëm, i cili të karakterizohet me “frymë mirëkuptimi” dhe jo siç ka ndodhur deri tani që palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për mungesë konsensusi.

Sipas tij, Partia Socialiste në legjislaturën e re, që fillon në muajin shtator do duhet të bashkëpunojë ngushtësisht me opozitën e re parlamentare për të votuar një reformë të qëndrueshme.

Ai theksoi se me reformën e re do duhet që emigrantëve t’u garantohet e drejta për të votuar, si në zgjedhje lokale ashtu dhe në ato të përgjithshme.

Gazetari Kikia nënvizoi se vota e emigrantëve është sinjal kryesor ndryshimi, pasi sipas tij ata zgjedhin në mënyrë të ftohtë dhe nuk shantazhohen nga subjektet politike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026