​Ilir Meta përshëndet rezolutën e nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës për Srebrenicën

7 Korrik 2021 | 22:07

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës, për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Përmes një statusi në Facebook z. Meta ka thënë se duke e përkrahur këtë Rezolutë, i bashkohet pikëllimit të thellë për viktimat e pafajshme, nderimit të kujtimit të tyre dhe dënimit të çdo përpjekje për mohimin e këtij gjenocidi.

“Vetëm duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe bashkëjetesën etnike e fetare do të konsolidojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të ecim përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Evropian”, ka shkruar ndër të tjera Ilir Meta.

Albin Kurti deklaroi sot në Kuvendin e Kosovës se gjenocidi në Srebrenicë është masakra më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe shtoi se qeveria që drejton po përgatit padinë për gjenocid kundër Serbisë.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026