Ambasadorja e SHBA përshëndet firmosjen e kontratës për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës

7 Korrik 2021 | 22:22

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e ka cilësuar hap të rëndësishëm firmosjen e kontratës mes qeverisë shqiptare dhe korporatës amerikane Betchel për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Kryediplomatja thotë se Skavica shënon një përparim të ri në bërjen e biznesit mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe ky hap shton ajo do të rrisë më tej furnizimin me energji për ekonominë e vendit dhe do ta bëjë Shqipërinë një vend eksportues në rajon.

Kontrata me kompaninë amerikane është parashikuar të ndahet në dy faza. Në fazën e parë do të përfshihen propozimi i kompanisë së bashku me mbështetjen financiare që do jetë nga vetë kompania, do të zhvillohen studime gjeologjike, do të përgatitet projekti teknik, do vlerësohet ndikimi mjedisor dhe më pas do të përpilohet një ide përfundimtare dhe zgjat 18 muaj. Ndërsa faza e dytë konsiston në projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Krahas kontributit në rritjen e ekonomisë kombëtare, hidrocentrali i Skavicës pritet të eliminojë gjithashtu problemin shumëvjeçar të përmbytjeve në Shkodër e Lezhë dhe bërjen më efikase të kaskadës së Drinit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026