Oerd Bylykbashi: Reformë të thellë zgjedhore, ndryshim të sistemit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe deputeti i zgjedhur, Oerd Bylykbashi tha në një intervistë për Euronews Albania se ka ardhur koha për një reformë të thellë zgjedhore.
Z. Bylykbashi deklaroi se duhet një ndryshim rrënjësor i sistemit zgjedhor dhe ashpërsim i ligjeve që ndalojnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore.
Ai sqaroi se reforma e ardhshme zgjedhore nuk do të ketë fokus Kodin Zgjedhor, pasi sipas tij problemi lind me mënyrën se si përdoren fondet publike, se si rekrutohet administrata publike me kontrata të përkohshme, se si përdoren tenderët dhe se si përdoret policia.
“Fokusi i reformës zgjedhore do të jetë se si të vendosim një perimetër sanitar, si mund të imunizojmë procesin zgjedhor nga ndërhyrja e paligjshme e shtetit militant”, u shpreh z. Bylykbashi.
Ai komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për herësin në shpërndarjen e mandateve për deputetë, ku tha se me këtë vendim sistemi zgjedhor është bërë i papërdorshëm.
“Ajo formulë nuk ka hapur listat, përkundrazi tregon që i ka mbyllur edhe më shumë listat”, u shpreh ndër të tjera Bylykbashi, ku shtoi se ky nen është i pazbatueshëm.
Deputeti i zgjedhur i PD-së nënvizoi se duhet të krijohet një sistem zgjedhor që prodhon balanca të ndryshme politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta