Veprat e piktores Frida Kahlo shfaqen për publikun në Meksikë
Përmes një ekspozite të veçantë meksikanët kanë mundësi të njohin botën e piktores Frida Kahlo, një nga piktoret më ikonike meksikane
Vizitorët mund të preknin nga afër veprat e artistes, duke njohur më shumë edhe karakterin e saj.
Plot me projeksione të ndritshme dhe shumëngjyrëshe që sjellin në jetë artin e veprës së Fridës, vizitorët rrethohen nga pikturat e famshme të Kahlo të tilla si ‘Dy Fridat’, ‘Unë dhe Papagajët e mi ‘ dhe ‘Auto portret me Flokë të Prerë’.
Instalimi i artit digjital lëvizës i kushtohet jetës së Kahlo për të shënuar 114-vjetorin e saj të lindjes.
Kahlo filloi të pikturonte kur ishte adoleshente, ndërsa arriti të mbijetonte e të merrte veten nga një përplasje fatale tramvaji në 1925.
Aksidenti dhe sëmundja e poliomelitit në fëmijëri lanë gjurmë tek ajo, duke mos pasur më mundësinë të bëhej nënë.
Duke e parë pikturën si një mjet për të shprehur veten, vuajtjet e piktores Kahlo përshkruhen në veprat e saj të gjalla.
Edhe pse arti i saj nuk mori shumë njohje gjatë jetës së artistes, ajo ka thyer rekorde në shitjet e ankandeve.
Në vitin 2016, piktura e saj ‘Dy persona nudo në një pyll’ u shit për mbi 8 milion dollarë amerikanë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Piktura e artistit Leonardo Da Vinçi në ankand për 16.7 milionë dollarë
- Ekspozita për Napoleonin, 200 vite pas vdekjes figura e tij vijon të zgjojë emocione të kundërta
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq