Destinacion eksploron Grykën e Shkallës së Zezë, një bukuri natyrore e krijuar prej shekujsh në vargmalin e Krujës

8 Korrik 2021 | 18:32

Në destinacion e sotëm iu sjellim një vend fantastik që ndodhet vetëm 26 kilometra larg zemrës së kryeqytetit dhe mund të shfrytëzohet nga vizitorët në disa mënyra. Kjo bukuri natyrore e krijuar prej shekujsh, quhet Gryka e Shkallës së Zezë, pjesë e vargmalit të Krujës.

Për të vajtur në Grykën e Shkallës së Zezë duhet të ndiqni rrugën për Fushë Krujë dhe të merrni djathtas për në Nikël, vendin që u bë i famshëm për prodhimin e mobilierive. Rruga deri në Kurcaj, fshatin ku ndalojmë është e mirë, me përjashtim të një pjesë të pashtruar.

Fshati Kurcaj gjithnjë është shquar për disa produkte bujqësore e vreshtari dhe ka bërë tregti me Tiranën, por ajo çka bie më shumë në sy në këtë fshat janë ullinjtë që i gjen të mbjellë në çdo pëllëmbë tokë. Blerimi na shoqëron në shtegun përgjatë lumit Zeza dhe na tregon më shumë për vendet që do vizitojmë sot dhe fshatin Kurcaj.

“Fshati është i përbërë nga rreth 90-100 familje dhe banorët merren kryesisht me bujqësi, blegtori dhe një pjesë janë të punësuar te mobilieritë në Nikël. Sot do shohim kanionin e lumit Zezë, dy urat e vjetra shekullore, atë të Kurcajt dhe Abdyl Agës,”- thotë Blerim Malja banori i fshatit Kurcajt për Destinacion.

Ura e Kurcajt është në të dalë të fshatit dhe ka statusin e monumentit të kulturës së kategorisë së parë. Në urën e Kurcajt familjet apo grupet shoqërore që nuk duan të ecin gjatë mund të vijnë për të kaluar ditët e nxehta në atë që vendasit e quajnë plazhin e fshatit të tyre dhe uji i lumit është kristal.

Gjatë rrugës takojmë dhe një turiste Enida Ramsaço, e cila shprehet se i pëlqen shumë natyra e këtij vendi dhe kanionet.

Udhëtimi për te Gryka e Shkallës së Zezë zgjat 1 orë e 40 minuta. Pasi ecim thuajse 30 minuta shfaqet rrjedha e lumit Zeza e kanionet e larta përgjatë tij.

Ura e Abdy Agës është ndalesa e radhës, një destinacion fantastike e në mes të një vendi ku s’mund të gjesh asnjë shenjë të jetës, por për të arritur te ky vend duhet të ecin rreth 3 orë.

Ura është ndërtim solid dhe ka gjatësi 18 metra e gjerësi 3.5 metra. Ura ka dy qemerë dhe i dyti ka trashësi 88 centimetra i siguruar me tiranta tërthore metalike.

Mbi urë vazhdon gryka e Shkallës së Zezë, e cila ka këtë emër sepse në këtë grykë dielli ikën herët e shkrepat e lartë marrin ngjyrë të errët.

Një këshillë që mund t’ju japim juve që ju pëlqen ecja në natyrë është që nëse do të vizitoni grykën e Shkallës së Zezë ta bëni në mëngjes herët ose pas orës 14:00, kur dielli nis largohet e freskia zë vendin e tij.

Në fund të udhëtimit do ju sugjerojmë që një ndalesë ta bëni dhe në rrapin shekullor të Burhanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024

Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën

Pushimet zyrtare për festat e 28-29 Nëntorit, shqiptarët kanë vendosur ti festojë jashtë trojeve shqipfolëse. Shumë familje kanë zgjedhur që katër ditët që kanë pushim,...
15:46 | 29/11/2024