Euro 2020, Italia synon t’i prishë festën Anglisë në finale

8 Korrik 2021 | 18:35

Finalja e Euro 2020 do të jetë Itali-Angli. Kjo është hera e parë që të kaltrit do të sfidojnë të ashtuquajturit “Tre Luanët” në një finale të një kompeticioni madhor për futbollin.

Skuadra e Gareth Southgate ka privilegjin të luajë në shtëpi përpara 60 mijë spektatorëve, por nëse të besuarit e Roberto Mancinit nuk frikësohen nga Wembley dhe arrijnë të fshijnë fantazmat e mbajtjes së topit siç, ndodhi kundër spanjollëve, atëherë do të kenë një shans të mirë për të ngritur trofeun nën qiellin e Londrës, 53 vite pas herës së parë dhe të vetme.

Në gjysmë finale kundër Spanjës, në fakt Italia nuk doli kurrë në lojën që ka imponuar Mancini që pas marrjes së drejtimit të ekipit kombëtar, pasi të besuarit e Luis Enriques zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke detyruar italianët që në disa raste edhe të gabonin.

Ajo që është e rëndësishme për finalen e së dielës, është loja në grup, pasi edhe anglezët, ashtu si spanjollët, për nga emrat kanë një mesfushë shumë të mirë, por me një ndryshim thelbësor. Nëse Southgate do të përdorë të njëjtën skemë që ka përdorur që nga nisja e kompeticionit, Italia i ka mundësitë të diktojë lojën duke mbajtur topin më shumë dhe t’i bëjë keq Anglisë, që në fakt ka një mbrojtje të fortë, ku deri më tani ka pësuar vetëm një gol me goditje dënimi.

Për sa i përket zgjedhjeve, nuk përjashtohet që “Tre Luanët” të luajnë më 3 qendërmbrojtës, siç bënë me Gjermaninë. Kane dhe Sterling, të cilët kanë shënuar 7 gola, janë dy lojtarët kyç të kombëtares angleze dhe bashkë me ta me shumë mundësi në finale do të jenë edhe Mount dhe Saka.

Pa harruar Grealish, që Southgate e ka si “asin nën mëngë” që entuziazmon gjithmonë Wembley-in.  Nga ana tjetër nuk priten surpriza nga Mancini, i cili do të konfirmojë 11-shën që hodhi në fushë kundër Spanjës me Immobilen në qendër të sulmit.

Objektivi është i qartë, kualitet në mbajtjen e topit për të bërë Wembleyn të heshtë dhe të arrihet trofeu i dytë evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021