Pagat në shëndetësi, rritja 40% nuk mjafton, mjekët e spitaleve publike në krizë besimi

9 Korrik 2021 | 16:10

Në vitin 2021, paga e mjekëve u rrit me 40 për qind, duke arritur 80 mijë lekë për pagën bazë. Nga rritja e pagave u prekën edhe infermierët e laborantët dhe gjatë pjesës së parë të vitit paga mesatare në sektorin publik u fiksua në 68 400 lekë.

Në spitalet private hendekun e thyejnë mjekët specialistë që përfitojnë paga mbi 150 mijë lekë, ndërsa për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët diferenca është e papërfillshme.

Por a e justifikon niveli i pagave punën, kushtet e saj dhe presionin që kanë mjekët në Shqipëri? Protesta e së premtes në Spitalin e Traumës kundër arrestimit të bluzave të bardha nga drejtësia dhe qytetarët, nxori në pah edhe aspektin e pagave të ulëta.

Vitet e fundit, rreth 1000 profesionistë të shëndetësisë kanë emigruar në Europë e SHBA, kryesisht për nivelin e rrogave, denigrimin e figurës dhe krizën e besimit.

Në vendin tonë paga mesatare sot është 56 mijë lekë dhe sipas profesioneve, në këtë nivel paguhen nëpunësit, madje edhe shoferët që shoqërojnë ministrat, dhe diferenca që këta të fundit i ndan me mjekët është vetëm 20 mijë lekë.

Pagat në sistemin shëndetësor (neto)

Mjekë

57 000 lekë                  79 800 lekë                  Rritja 22 800 lekë

2020                             2021

Burimi: Ministria e Financave

Pagat në sistemin shëndetësor (neto)

Infermierë/laborantë

37 000  lekë                  51 800 lekë                  Rritja 14 800 lekë

2020                             2021

Burimi: Ministria e Financave

Paga mesatare bruto në shëndetësi (2021)

68.385  lekë                              120.246 lekë                            56.019 lekë

Spitalet publike                         Spitalet private                         Paga mesatare

Pagat sipas profesioneve 2021

Ligjvënës, drejtues                                96.800

Forca të armatosura                              65.700

Administrata/arsimi                               65.400

Nëpunësit                                             58 700

Punonjës të shitjeve                             42.600

Bujq/peshkatarë                                   35.000

Punëtorë (Profesione elementare)          34.300

Burimi: INSTAT

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026