PD akuza për mbetjet në Kavajë, Andi Lila: SPAK të veprojë, po luhet me shëndetin e qytetarëve

11 Korrik 2021 | 19:52

Partia Demokratika ka kërkuar sot nga instituconet e drejtësisë nisjen e hetimeve për problemin e mbetjeve në Durrës dhe në Kavajë.

Përfaqësuesi i PD, Andi Lila deklaroi nga Kavaja se kriza e plehrave në këtë qytet është një skenar për të prodhuar krizë në mes të sezonit turistik. Sipas tij, plehrat po lihen qëllimisht rrugëve për të detyruar më pas njësitë vendore që të pranojnë çmimet e larta nga kompanitë e menaxhimit të mbetjeve.

“Fatkeqësisht ajo që qytetarët e Kavajës dhe Durrësit po përjetojnë është një skenë kriminale që po ndërtohet duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve me qëllim pasurimin e klientëve të Edi Ramës,” – tha ai.

Përfaqësuesi i PD-së në Kavajë tha se kjo është një lojë e mafies së inceneratorëve që rëndon mbi shëndetin e qytetarëve.

“Për të çuar para te mafiat e inceneratorëve plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjidhje nga ata që e prodhuan këtë krizë,” – përfundoi Lila.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026