Trajneri Armando Cungu thotë se Gareth Southgate gaboi në zgjedhjet e penalltive
Trajneri shqiptar, Armando Cungu mendon se përfaqësuesja angleze e futbollit gaboi në finalen përballë Italisë në Euro 2020. Duke theksuar se është simpatizant i kahershëm i Anglisë, Cungu tha se gabimet kryesore ishin të trajnerit Southgate, sidomos në përzgjedhjen e gjuajtësve të penalltive.
“Një Angli që shënon dhe më tej tërhiqet në gjashtëmbëdhjetëshen e saj, lojë që sjell shumë rrezik, lojë që nuk ka qenë në ADN-në e saj,” – analizoi Cungu duke theksuar se Gareth Southgate e ka tjetërsuar natyrën tradicionale të lojës angleze.
Sipas Cungut Anglia “nuk mund ta bënte më mirë se Italia fazën mbrojtëse”, ndaj dhe nuk duhej mbyllur në prapavijë pas shënimit të golit në pjesën e parë.
Ish-trajneri i Vllaznisë dhe Kukësit e konsideroi të gabuar edhe vetë angazhimin e Gareth Southgate me përfaqësuesen.
“Southgate me gjithë respekt është trajner që ka drejtuar rreth 6 muaj Portsmouthin, asgjë më tepër, më tej i është dhënë drejtimi i të rinjve të Anglisë, ndihmës-trajner i ekipit të parë dhe më pas një ekip kaq i madh i besohet një trajneri pa eksperiencë,” – u shpreh Cungu.
Në analizën e tij Cungu përmendi situatën e ngjashme të botërorit 2018 kur Anglia u eliminua ngjashëm pasi kishte qenë në avantazh dhe pati lëshuar lojën duke u mbyllur në mbrojtje.
Italia fitoi të dielën kampionatin europian të futbollit duke mundur Anglinë me penallti. “Të kaltrit” fituan për herë të dytë trofeun pas 53 vitesh, ndërsa Anglia mbetet ende pa trofe që prej vitit 1966 kur u shpall kampione bote.
LEXONI GJITHASHTU:
Euro 2020, kupa shkon në Itali, portieri Donnarumma shpallet lojtari më i mirë
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë