COVID-19, babë dhe bijë nga Fieri nisen me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë

17 Mars 2020 | 10:03

Dy persona, babë e bijë, të sëmurë me COVID-19, të cilët ishin në karantinë në banesën e tyre, në Fier, janë transportuar me urgjencë drejt Tiranës, këtë mëngjes, pasi gjendja e tyre është rënduar.

Të dy kanë zhviluar ndërlikime të pneumonisë dhe janë vendosur nën terapi intensive në Spitalin Infektiv të QSUT-së.

Ndërkohë, 17 mjekë dhe infermierë të Spitalit të Fierit po testohen për coronavirus. Ata kanë pasur kontakt me një 61-vjeçare të infektuar, e cila kishte fshehur udhëtimin e saj në Itali.

Ministria e Shëndetësië ka raportuar se deri tani janë infetkuar nga COVID-19 pesëdhjetë e një persona, ndërsa specialistët parashikojnë se ky numër do të vijë në rritje gjatë ditëve të ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026