Nis procesi i vaksinimit pranë banesave nëpërmjet njësive të lëvizshme
Prej dy ditësh në Shqipëri ka nisur vaksinimi i qytetarëve për COVID-19 pranë banesave të tyre përmes njësive të lëvizshme.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë qytetarët lajmërohen nga mjekët e familjes se njësia me makina të lëvizshme do të jetë gjatë një dite të caktuar në zonën e tyre, nëse ata e kanë të pamundur lëvizjen, atëherë për injektimin stafi i vaksinuesve do t’u vijë në banesë.
Për këtë proces, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Shkoza tha se do të vijojë përgjatë verës, ndërsa bëri të ditur se do të ketë sërish ditë të hapura të vaksinimit për qytetarët mbi 18-vjeç.
Nga janari 2021, kur filloi vaksinimi, janë kryer në total 1,011,297 doza të vaksinës ndaj COVID-19.
Prej tyre, 429,191 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh