Erion Braçe: Tërmeti dhe coronavirusi zbuluan abuzimet ndaj punëtorëve

17 Mars 2020 | 15:18

Zv. Kryeministri, Erion Braçe thotë se, dy ngjarje të rënda brenda 5 muajve, siç janë tërmeti i 26 nëntorit dhe coronavirusi, po dëmtojnë ekonominë e shtresës së ulët dhe të mesme. Por, nga ana tjetër sipas tij këto dy ngjarje kanë zbuluar dhe shumë abuzime që bëhen ndaj punëtorëve në Shqipëri.

“Dy ngjarje të rënda në 5 muaj, tërmetet e virusi, kombinuar si kurrë ndonjëherë në 50 vjet, do përkulnin ekonominë e kujtdo. Dy ngjarjet e rënda, treguan se puna tek ne është e parregulluar, e pambrojtur, e paguar keq, e pa paguar! Ka arsye, punën këtu e shfrytëzojnë, barbarisht madje, nuk e mbrojnë, respektojnë, vlerësojnë, e pështyjnë”, shprehet z. Braçe.

Duke mbështetur qëndrimin se shteti, duhet të paguajë rrogat e punonjësve që kanë lënë punën për shkak të masave ndaj virusit, z. Braçe thekson se ky rast duhet shfrytëzuar nga institucionet për të luftuar evazionin fiskal.

“Unë mendoj se paratë duhet të shkojnë për punëtorët drejtpërdrejtë. Rast i mirë ky për të mësuar dhe rrogat reale, jo ato që bosët fshehin si evazion”, thotë zv. kryeministri.

Sipas zv. kryeministrit punëtorët me kontratë do të duhet të ishin të mbrojtur nga këto dy ngjarje, ndaj ai kërkon që ashtu si në Itali, të rritet siguria në punë. Z. Braçe thotë se gjatë dy ditëve që ka rinisur puna, ka marrë me dhjetëra mesazhe se kushtet nuk kanë ndryshuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

BIZNESI I MADH, PUNA, PUNETORET, RROGAT, FITIMET, DIVIDENTI, PARATE E TAKSAVE NE BUXHET! E ditur dhe e pritur ishte qe efektet e #STOPITTEMADH per te kontrolluar virusin, do kishin efekt ne ekonomi, mbi punen, punetoret se pari, fitimet e pronareve te sipermarrjeve po ashtu. E papritur per mua ishte se, qe diten 1 te #STOPIT, biznesmenet e medhenj ne shoqata, therriten shtetin per bilacet, tatimet e taksat, #FITIMIN, sigurimet shoqerore, #DEMET! (Mos harroni eshte e premte, dita 1) Sa folen te medhenjte, politika djathtas e harroi jeten dhe betejen per te shpetuar ate, rrembeu kalin e lekeve e mbi te eshte. Po punetoret? Dy ngjarje te renda ne 5 muaj, termetet e virusi, kombinuar si kurre ndonjehere ne 50 vjet, do perkulnin ekonomine e kujtdo. Por ekonomine e punetoreve/familjeve, te vegjelve e te mesmeve! Nga keta nis; Puna e punetoret jane te paret! Dy ngjarjet e renda, treguan se puna tek ne eshte e parregulluar, e pambrojtur, e paguar keq, e pa paguar! Ka arsye, punen ketu e shfrytezojne, barbarisht madje, nuk e mbrojne, respektojne, vleresojne, e peshtyjne! A duhet te ishin punetoret te mbrojtur me kontrate nga dy ngjarje madhore qe cenuan fort sigurine fizike e biologjike, jeten e tyre, pastaj dhe rrogat?! Poooooo! Ketu nis, ketu duhet te rinise tani! Conte ne Itali, dy dite para se te fliste e shpallte planin per ekonomine, firmosi dekretin per masat qe rrisin sigurine ne pune! Jeta, puna te parat, pastaj parate. Ketu ka rinisur puna dhe ne dy dite kam marre dhjetera mesazhe se kushtet nuk kane ndryshuar. Ne ane tjeter, une mendoj se parate duhet te shkojne per punetoret drejtperdrejte-rast i mire ky per te mesuar dhe rrogat reale, jo ato qe boset fshehin si evazion. Deri tani, nga vendimet e marra ne evrope, disa gjera jane te tilla: #QEVERITE; kompesojne rrogat/kompesojne direkt punetoret, familjet, nuk diskutojne pagesat per uje e drita, nuk ulin taksat, nuk i falin, shtyjne pagesat pak; nuk i falin leke biznesit, e kreditojne nga banka, edhe shteterore, e ndihmojne me fonde shteterore te kthyeshme ose duke blere aksione te tregetueshme neser serish. Pyetje e kam; Po ju te medhenjte do paguani nga fitimet/dividenti juaj?

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021