Tenderët problematikë, Basha ironizon Ramën për deklaratën e tij

13 Korrik 2021 | 12:27

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ironizoi kryeministrin Rama sa i takon deklaratës së tij për tenderët problematikë.

Sipas Bashës, pas tetë vitesh në pushtet, Rama më në fund pranoi se “qeveria e tij ka zhytur vendin në korrupsion”.

Duke përdorur shprehjen popullore “peshku qelbet nga koka”, kryedemokrati solli në vëmendje se problemet me tenderët janë si pasojë e mungesës së transparencës dhe vullnetit të qeverisë Rama.

“1 në 3 tendera jepen pa garë dhe ky është fakt është denoncuar nga PD që nga viti 2015 dhe njëkohësisht është provuar edhe në vitin 2018 nga Gjykata Europiane e Auditit,” – shtoi JoridaTabaku në një deklaratë për mediat.

Sipas saj mbi 2 miliard euro janë koncesione të dhëna nga qeveria Rama me ofertë të pakërkuar dhe pa garë te kompanitë e preferuara.

Tabaku përmendi gjithashtu dhe inceneratorët që ende marrin para nga taksat e qytetarëve.

Gjatë takimit me ministrat dhe titullarët e institucioneve kontraktore, Rama deklaroi se 70% e tenderëve rezultojnë me probleme sa i takon hartimit të kritereve, ndërsa 20% e institucioneve nuk kanë reaguar ose nuk kanë reflektuar ndaj rekomandimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Në një takim të premten me kryetarët e bashkive, kryeministri Rama tha se ligji i ri për prokurimet publike është vënë në zbatim dhe për mirëmenaxhimin ose keqmenaxhimin do të mbajnë përgjegjësi direkt kryebashkiakët.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026