Arben Ristani: Ndryshimet e propozuara për statutin e PD nuk sjellin asgjë të re
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka propozuar ndryshimin e statutit të partisë që ai drejton. Pjesë e propozimit është zgjerimi i kryesisë, ku kryetari i Këshillit Kombëtar, i bordit financiar, i komisionit zgjedhor dhe apelimit të caktohen automatikisht anëtarë kryesie.
Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Arben Ristani propozimit e bëra nga z. Basha i quan jo thelbësore pasi sipas tij nuk sjellin asgjë të re në fuqizimin e partisë.
“Nuk janë thelbësore, janë kozmetikë dhe janë redaktim i statutit aktual. Nuk prekin thelbin, nuk sjellin asgjë të re”, tha ai.
Ai theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për ndryshime të thella në raport me partinë në pushtet dhe kjo gjë shton z. Ristani duhet të reflektohet sa më parë.
“PD ka nevojë për freski, ka nevojë për një ndryshim të thellë dhe të prekshëm nga çdokush në raport me PS apo më saktë me regjimin në pushtet, në rast se nuk bëhet kjo diferencë që njerëzit ta prekin, do ta ketë të vështirë që edhe pas 12 vitesh opozitë të kthehet në pushtet”, tha ai.
Propozimet e listuara nga kryedemokrati Basha priten të diskutohen në mbledhjen e kryesisë më 15 korrik dhe më pas do të miratohen në Kuvendin Kombëtar më 17 korrik.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta