Nis përgatitja e pakove ushqimore për pensionistët dhe familjet në nevojë
Pensionistët kryefamiljarë dhe familjet në nevojë do të kenë shumë shpejt ndihmat e para për të përballuar situatën e krijuar nga rreziku i virusit COVID-19.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishte te Rezervat e Shtetit ku pa nga afër punën që po bëhet për përgatitjen e pakove që do t’u shpërndahen kësaj shtrese sociale.
E shoqëruar nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku, ministrja Xhaçka u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë durim duke i siguruar ata se do kenë mbështetjen maksimale të struktutave shtetërore.
“Dua t’u them të gjithëve se jemi të gjithë bashkë në këtë luftë! I mirëkuptojmë maksimalisht hallet, stresin, pasigurinë për gjërat bazike, por ju lutemi të gjithëve të kenë besim dhe të bëjnë durim! Që në momentin e parë të pershkallëzimit të masave Jemi angazhuar bashke me rezervat e shtetit, emergjencat civile, bashkitë dhe po përgatisim mbështetjen e atyre që janë më në nevojë.
Fokusi yne janë pensionistët kryefamiljarë dhe familjet më të varfra. Do t’u shërbejmë me përkushtim maksimal dhe me gjithçka kemi mundësi. Ju lutem të gjithëve të na mirëkuptojnë sepse na duhet pak kohë. Edhe vende më të zhvilluara po përballen me vështirësi të paimagjinueshme”, u shpreh ministrja.
Pakot që po përgatiten te Rezervat e Shtetit dhe që do t’u shpërndahen pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë përmbajnë kryesisht produkte ushqimore bazë dhe detergjentë.
Shpërndarja e këtyre pakove do bëhet nga Komanda Mbështetëse në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe pushtetin lokal.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West