BE mbyll kufijtë, zv.ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj tregon si do veprojë Shqipëria

18 Mars 2020 | 09:36

Zëvendësministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Etjen Xhafaj komentoi në Euronews Albania qëndrimet e Bashkimit Europian që vendosi t’i mbyllë kufijtë edhe me Ballkanin Perëndimor pas përhapjes së COVID-19.

Ai tha se qeveria shqiptare po ndjek me vëmendje të gjithë deklaratat e liderve të BE, të cilët deri tani duket që nuk u kanë krijuar qasje vendeve të Ballkanit për të blerë mjete dhe pajisje mjekësore në përballjen me virusin vdekjeprurës. Ky qëndrim i BE-së nuk është pritur mirë nga të majtët europianë, nga kancelari i Austrisë, por edhe nga vetë komisioneri për zgjerim.

“Absolutisht në kemi ndjekur me vëmendje deklaratën e Presidentes Ursula von der Leyen para pak ditësh ku është shprehur një sërë masash, pra një paketë për të gjithë BE për t’iu përgjigjur emergjencës me pandeminë e COVID-19. Sigurisht kemi ndjekur në vijimësi zhvillimet e deklaratave të mëpasshme dhe ato që janë deklaruar nga të gjithë drejtuesit e BE. Pikërisht për këtë arsye ka pasur një nismë, qoftë nga eurodeputetët e majtë, por edhe nga komisioneri për zgjerim dhe kancelari austriak për të mundësuar një përafrim të kësaj qasjeje. Për të mundësuar që të kemi një dritare të hapur për Ballkanin Perëndimor për të blerë pajisjet e tjera respiratore të cilat janë të domosdoshme për t’u përballur me krizën, por gjithashtu edhe për një paketë me të përgjithshme ekonomike. Besoj që diskutimi i djeshëm i kryeministrit ka qenë një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.

Duhet të theksojmë se diskutimi i djeshëm ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me qasjen tonë si rajon në këtë emergjencë dhe me situatën e te gjithë vendeve në mënyrë individuale dhe rajonale. Pra, se si këto vende mund të përballen dhe cilat janë mundësitë që të gjithë vendet kanë aktualisht në mundësitë e tyre dhe gjithashtu cilat janë nevojat imediate që kjo krizë na ka sjellë për të gjithë. Ky është një diskutim intensiv, i cili do të vazhdojë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të javës së ardhshme dhe do të ketë edhe nisma specifike. Shqiperia ka një listë me kërkesa dhe nevoja specifike. Jeni duke diskutuar disa hapa konkretë”, tha ai.

Zv.ministri shtoi se qeveria shqiptare ka listuar një sërë nevojash dhe kërkesash për miqtë e saj, ku do kërkohet ndihmë në kapërcimin e situatës sociale që po sjellë COVID-19. Ai komentoi edhe deklaratën e Presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili kritikoi qasjen e BE-së dhe tha se do t’i kërkojë ndihmë shtetit të Kinës.

Ai pohoi se Shqipëria nuk do të veprojë si Serbia, por sipas tij, autoritetet po punojnë me çdo vend që do të japë ndihmë për tejkalimin e krizës shëndetësore. Xhafaj shtoi se do të kërkohet edhe ndihma e Kinës, vend i cili u prek i pari nga COVID-19.

” Tani duhet të ndajmë deklaratën politike të presidentit serb, e cila sigurisht është në vazhdën e disa deklaratave që ka bërë herë pas herë për të treguar se ka me shumë se një mundësi drejtimi sa i përket politikës jashtme dhe pastaj asaj që është reagimi normal i shtetit shqiptar. Në jemi duke diskutuar me të gjithë partnerët. Ajo që ne nuk jemi duke bërë, nuk jemi duke diskutuar në termat që diskutoi presidenti serb, i cili sigurisht ka të drejtën e tij të jetë i zhgënjyer për ato që mund të kenë qenë pritshmëritë e tij të mëparshme. Në jemi duke vijuar diskutimet me të gjithë partnerët dhe me të gjitha vendet ku mund të marrim ndihmë. Absolutisht Kina, e cila u përball me pandeminë, sigurisht ne jemi duke diskutuar për të marrë ekspertizë mjekësore, qoftë për të marrë materiale mjekësore. Kjo nuk do të thotë se kemi të bëjmë me një riorientim të atyre që janë objektivat tonë strategjikë. Ne jemi duke bashkëpunuar me të gjitha vendet më ShBA, BE, vendet anëtare një nga një nga të cilat mund të marrim eksperiencë materiale apo çdo ndihmë për të kaluar sa më shpejt këtë moment me pandeminë dhe sigurisht për të kthyer në normalitet sa më shpejt jetën e qytetarëve shqiptarë.”, shtoi Xhafaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026