PD përshëndet hetimet e SPAK, thirrje për kapjen e “peshqve të mëdhenj”
Partia Demokratike përshëndeti hetimet e SPAK për korrupsionin, por kërkon që kjo strukturë të hetojë “peshqit e mëdhenj”, të përmendur më herët si të tillë edhe nga ish-ambasadori amerikan Donald Lu.
Partia Demokratike akuzoi më herët se Ministria e Brendshme ka abuzuar me tenderët dhe ish-Ministri Sandër Lleshaj së bashku me ish-Sekretarin e Përgjithshëm Plarent Ndreca denoncuan për shpifje.
Çlirim Gjata, sekretari i çështjeve ligjore të PD-së deklaroi për mediat se është pakuptim të jetë para Gjykatës Penale për shpifje kur Lleshaj dhe Ndreca sot po “justifikohen se nuk dinin gjë”.
“Ne paditemi për shpifje ku deklarojmë korrupsionin e këtyre zyrtarëve. Dhe më pas kur SPAK dhe Prokuroria bën transparente çfarë ka ndodhur, çfarë korrupsioni kanë kryer këta, atëherë thonë “Ne nuk dinim gjë”. Po si dreqin na paditët ne për shpifje kur ju nuk paskeni ditur gjë?! – tha Gjata.
Sipas tij, asgjë nuk bëhet pa lejen e “shefave të mëdhenj”, kështu që hetimet e SPAK duhet të fokusohen pikërisht në strukturat më të larta, përndryshe asnjë nga operacionet deri tani nuk do jetë me vlerë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tenderi 25 milionë euro për uniformat, policët ankohen për cilësinë e dobët të materialit
- Tenderi për uniformat e policisë, Gjykata e Posaçme lë në burg 9 të akuzuarit
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)