PD publikon 13 konkluzionet për zgjedhjet e 25 prillit
Sekretariati Organizativ i Partisë Demokratike ka paraqitur 13 konkluzione mbi atë që opozita e konsideron “masakër zgjedhore” që pritet të diskutohen në mbledhjen e sotme të Kryesisë. Partia kryesore e opozitës akuzon mazhorancën qeverisëse për blerje votash në bashkëpunim me kartelat e drogës dhe bandat, të cilat sipas saj u morën në mbrojtje nga policia.
PD thekson se qeveria për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit “u angazhua në një operacion masiv dhe skemë sistematike në shkallë të gjerë të blerjes së votave, në bashkëpunim me kartelet e drogës dhe bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar, të cilat në shumë raste u morën në mbrojtje nga Policia e Shtetit”.
Në konkluzionet e PD thuhet se pati keqpërdorim të burimeve të administratës shtetërore dhe heqja e kufirit midis partisë dhe shtetit. PD nënvizon si abuzim përdorimin e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve në Qarkun e Tiranës, pagesat prej 125 milionë euro nga fondet publike gjatë fushatës si dhe shpenzimi i rreth 120 milionë eurove nga pushteti lokal për punë publike gjatë fushatës zgjedhore.
“Niveli rekord i lartë i prokurimit publik prej 505 milionë eurove në muajt Nëntor – Dhjetor 2020 për një total prej 878 kontratash publike dhe prokurimet, krahasuar me një mesatare vjetore prej 116 milionë për të njëjtat periudha, në 5 vitet e fundit. Kjo shifër në mënyrë disproporcionale më e lartë, pasqyron abuzimin me burimet publike nga qeveria Socialiste për përfitime elektorale vetëm 4 muaj para zgjedhjeve të Prillit 2021”, thuhet në konkluzionet e PD.
Partia më e madhe opozitare thotë se “asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar, përfshirë ato që u zhvilluan gjatë zgjedhjeve 2016, 2017 dhe / ose 2019, të cilat vazhdjonë të ushqejë ndjenjën e përhapur të mosndëshkimit të krimeve të lidhura me zgjedhjet, duke nxitur kështu përhapjen e tyre masive në vitin 2021”.
PD rendit ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës por dhe mbylljen e kufirit me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut pak ditë para zgjedhjeve.
Në përfundim, PD bën një analizë të hollësishme të rezultatit të arritur prej koalicionit të saj në 12 qarqet e vendit dhe në rang kombëtar duke theksuar se ka marrë mbi 165 mijë vota më shumë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.
“PD arriti të siguronte 59 mandate nga 140 mandate gjithsej, ose 42% të mandateve totale. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, ku PD mori 43 mandate, rezulton se numri i mandateve të fituara është rritur me 16 mandate, pra ka një rritje 37% të numrit të mandateve të fituara. PD arriti të siguronte 622,265 të vlefshme (39.43 %), me një rritje prej 36 % krahasuar me vitin 2017 ku mori vetëm 456,481 vota (28.85 %)”, thuhet në analizë.
PD thotë se ka “arritur projeksionin maksimal në mandate në qarqet Dibër, Elbasan dhe Kukës”, ndërsa ka qenë brenda pritshmërisë në Berat, Fier, Korçë, Lezhë dhe Vlorë”. Kurse qarqet ku nuk ka arritur projeksionin minimal në mandate janë Durrës, Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë.
“Në kushtet e masakrës zgjedhore, puna duhet të përqendrohet në qarqet ku ka mundësi reale për mandate të tjera shtesë në qarqet Berat, Durrës, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Për pasojë, e gjithë strategjia në vijimësi për të goditur me forcë krimet zgjedhore dhe fenomenet e paligjshme që kanë ndikuar në rezultat, duhet të përqendrohet kryesisht në këto 7 qarqe. Ndërkohë që edhe në qarqet Elbasan, Korçë dhe Lezhë puna duhet të përqendrohet, jo vetëm në ruajtjen e mandateve aktuale, por edhe në potencialin e shtimit të mandateve”, përfundon analiza e PD.
LEXONI GJITHASHTU:
PD përshëndet hetimet e SPAK, thirrje për kapjen e “peshqve të mëdhenj”
Ndryshimet në statutin e PD, Jorida Tabaku: Miratuam edhe disa propozime të Kadillit dhe Harxhit
PD mbledh sot pasdite Kryesinë, pikat kyçe që pritet të shqyrtohen
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta