Analisti Nesturi thotë se mandati i tretë i Partisë Socialiste do të jetë pozitiv për vendin
Mandati i tretë i Partisë Socialiste do të jetë pozitiv për vendin, tha analisti Plator Nesturi në “Raw Politics”, duke shtuar Reforma në Drejtësi do e detyrojë mazhorancën që të jetë korrekte.
Ai tha se dy mandatet e mëparshme janë kufizuar edhe për arsye të opozitës, e cila bojkotoi parlamentin.
“Gjatë mandatit të dytë, një pjesë e madhe e energjive u morën për shkak të situatës politike, daljes nga parlamenti”, u shpreh z. Nesturi, duke shtuar se pikërisht prej këtyre akteve, Partia Demokratike nuk arriti të ketë besueshmëri në zgjedhjet e 25 prillit.
Analisti Nesturi tha se Reforma në Drejtësi ka prodhuar institucione të reja në luftën ndaj korrupsionit, institucione të cilat sipas tij janë më të fuqishme se politika, ndaj edhe qeveria nuk ka rrugë tjetër, veçse t’i ndjekë.
“Më përpara prokurorë dhe gjykatës kishin frikë nga drejtësia, por tani me ligj janë shumë më të fuqishëm se politika”, theksoi z. Nesturi.
Jo vetëm mazhoranca, por edhe opozita duhet të përkrahë Reformën e Drejtësisë, sipas z. Nesturi.
Plator Nesturi tha se kjo reformë ka sipas tij fuqi aq të mëdha ligjore, sa fuqia e prokurorëve dhe gjykatësve mund të bëhet problematike në të ardhmen. Mirëpo për analistin, rëndësi ka që si fillim të luftohet korrupsioni.
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë