Kina nis 2 milionë maska kirurgjikale dhe 50 mijë tamponë drejt BE në ndihmë kundër COVID-19

18 Mars 2020 | 17:05

Përmes një statusi në Twitter, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin kinez i cili i ka premtuar se Kina do të furnizojë Bashkimin Europian  me pajisje mjekësore.

Kryeministri Li Keqiang konfirmoi se Kina do i dërgojë BE-së “2 milionë maska kirurgjikale, 200 mijë maska N95 si dhe 50 mijë tamponë për të kryer testimet”.

Në mesazhin e saj, Von der Leyen shprehu mirënjohjen ndaj Kinës për mbështetjen në këto kohë të vështira dhe tha se “beteja ndaj COVID-19 është globale dhe duhet të mbështesim njëri tjetrin”.

Von der Leyen rikujtoi kur Bashkimi Europian  i erdhi në ndihmë Kinës “në janar, BE-ja ndihmoi Kinën duke i dhuruar 50 mijë ton pajisje. Sot, ne i jemi mirënjohës Kinës për mbështetjen e tyre”

Bashkimi Europian ka pasur mungesa në pajisje mjekësore teksa OBSH ka nxitur për më shumë testime në një kohë kur Europa është kthyer në epiqendrën e virusit.  

 

Lexoni gjithashtu:

200 mijë të infektuar në të gjithë botën, kreu i ekipit kinez këshillon Europën

Kina dëbon gazetarët amerikanë nga New York Times, News Corp, Wall Street Journal dhe Washington Post

Përditësim i situatës botërore të krijuar nga COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026