Rritja abuzive e çmimeve, pse nuk po vepron Autoriteti i Konkurencës?
Prej disa ditësh çmimet e fruta-perimeve në vend janë rritur ndjeshëm ku fronin e ka limoni, çmimi i të cilit ka shkuar në 300 lek/kg.
E gjitha kjo është një rritje abuzive e tregtarëve me pakicë dhe atyre me shumicë duke përfituar nga situata e coronavirusit.
Por jo vetem ushqimet, çmimet janë rritur edhe për dezinfektuesit dhe maskat mbrojtëse.
Në vendin tonë nuk është ndërmarrë ndonjë masë konkrete për të mbrojtur konsumatorët.
Ndryshe ndodh në Britaninë e Madhe. Autoriteti i Konkurencës dhe Tregjeve (CMA) që më datën 5 Mars u ka bërë thirrje shitësve që të “sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos rrisin çmimet gjatë shpërthimit të coronavirusit”.
Autoritetet në Britani kanë vendosur një çmim tavan për çdo produkt dhe kushdo që e rrit mbi çmimin mbi atë të cakuar do të konsiderohet shkelje.
Ndërsa në Shqipëri, Autoriteti i Konkurences nuk është vendosur ende në lëvizje për të marrë masa ndaj abuzuesve.
Ne faqen zyrtare, autoritetet shqiptare kanë vendosur vetem një njoftim më datë 16 mars, ku thuhet se ankesat do të pranohen vetëm online, por asnjë shpjegim apo vendim në mbrojtje të konsumatorëve.
Për më tepër Kryeministri ka paralajmëruar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook se do të ndëshkohen me me gjobë, e cila mund të arrijë vlerën deri në 5 milionë lekë, shitësit e shumicës dhe njëqind mijë lekë ata të pakicës, por sërish mbetet e paqartë se sa është çmimi tavan i tregtimit të këtyre produkteve dhe pse nuk hyn ne veprim autoriteti i konkurencës
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:28 Vrasja e Santiago Malkos, Ilir Selmanit i ndryshohet masa e sigurisë. Vendoset në arrest shtëpie
- 14:19 Nis gjyqi në Gjykatën Administrative për Olsi Dadon, mungon përfaqësuesja e KLP-së. Zbardhen diskutimet
- 14:07 Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë Presidencës së Këshillit në vitin 2027
- 13:56 Momenti kur Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 13:51 Shqipëria me më pak fëmijë, investimet në arsim mbeten nën mesataren e BE-së
- 13:46 Serbi, Prokuroria nis verifikimet pas akuzave të Vuçiçit ndaj organizatorëve të protestave studentore