Nis punimet Kuvendi Kombëtar i PD, Basha: Shqipëria u plaçkit në kohën e COVID
Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, akuzoi qeverinë në nisje të punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së se në kohën e pandemisë ka plaçkitur popullin.
Sipas tij qeveria, së cilës iu referuar si “regjimi”, i ofroi qytetarëve vetëm “gjoba e propagandë”, ndërkohë që me tenderë sekretë “u pasuruan vetëm klientët e qeverisë” para shëndetit të njerëzve.
“Edhe kur fatkeqësia goditi Shqipërinë, ata nuk e ndalën babëzinë e tyre,” – deklaroi kreu i PD-së.
Sipas Bashës, këto nuk janë vetëm rezultatet e analizave të Partisë Demokratike, por dhe rezultate të raportit paraprak të OSBE/ODHIR dhe të Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
“Vjedhja më e madhe në historinë e pluralizmit”, kështu e cilësoi kryedemokrati rritjen, sipas tij, të paprecedentë të fletëve të pavlefshme të votimit si pasojë e hileve.
Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ai deklaroi se çdo person pa identitet politik e pa kontribut shoqëror u ngjit në rangun e më të votuarve, ndërsa theksoi se gara ishte e pabarabartë.
Sipas Bashës, PD doli nga kjo “masakër zgjedhore” me kokën lartë dhe me programin më të mirë të hartuar në këto 30 vite.
Nga ky Kuvend pritet të zgjidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe të votohen ndryshimet në statutin e partisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta