“Masakra e 25 prillit, krim”, Basha: Beteja vijon në parlament
Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se “masakra e 25 prillit” nuk mund të njihet dhe gjithë përgjegjësit për të do të vihen para drejtësisë.
Basha paralajmëroi se beteja e PD-së do të vijojë në parlament.
Ndërkaq, ai u shpreh se Rama është “aleati më i mirë i kriminelëve” dhe nuk mund t’u ofrojë shqiptarëve një politikë për ta, por mendon vetëm për vete.
Nisur nga kjo, Basha propozoi Platformën Qytetare për Demokracinë e cila synon të ofrojë bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që kërkojnë ndryshim.
“Me forcën që na dhanë qytetarët në 25 prill, ne ftojmë shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim rrënjësor në punët e vendit, dhe rezultate të prekshme për veten dhe fëmijët e tyre, që të ndërtojmë së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë,” – deklaroi kryedemokrati.
Sipas tij, ndërtimi i kësaj platforme do të ketë në themelet e saj “rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend”.
Nga ky Kuvend pritet të zgjidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe të votohen ndryshimet në statutin e partisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta