Jemin Gjana: Rreth 70% e delegatëve votuan për emrat e rinj të Këshillit Kombëtar

17 Korrik 2021 | 21:37

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, tha se rreth 70% e delegatëve kanë votuar për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Këto të dhëna z. Gjana i komunikoi publikisht përmes një deklarate të dhënë për mediat nga selia blu.

“Përfundimisht na rezulton se numri i delegatëve gjithsej është 7646 delegatë. Nga raportimet që u morën kanë qenë të pranishëm 5703 nga delegatët. Pas përpunimit të procesverbaleve, rezulton që kanë marrë pjesë në votim 5339 ose diku te 69.8% e numrit të delegatëve të kuvendit. Nuk kanë marrë pjesë në votim 364 delegatë”, tha Gjana.

Ai u shpreh procesi i numërimit të votave vijon aktualisht në 14 komisionet, por nuk përcaktoi një afat konkret për rezultatin përfundimtar.

“Këto janë të dhënat e deritanishme. Vazhdon procesi i numërimit në të 14 komisionet. Janë 598 kandidatura për 300 vende të Këshillit Kombëtar. Shpresoj që sonte pak pas mesnate do të nxirret kjo listë me 300 emra nga të cilët 90 do të jenë zonja dhe zonjusha, 45 nga forumet rinore të PD-së dhe pjesa tjetër djem dhe burra. Procesi zgjat. Besoj të do të shihemi nesër në mëngjes, sepse pas mesnate do të jetë shumë vonë”, tha Gjana.

Gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike pati kritika të forta në drejtim të kryetarit Basha.

Njëri prej zërave kritik ishte deputeti i zgjedhur Mark Marku, i cili tha se PD-ja ndodhet në gjendje kritike.

Sipas tij, nëse PD-ja synon të vijë në pushtet duhet me patjetër të ndryshojë strategjinë e deritanishme të të bërit politikë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026