Riatdhesohen 11 shqiptarë të Kosovës që ndodheshin në zonat e konfliktit në Siri
Të shtunën, Kosova riatdhesoi 11 shtetas nga zonat e konfliktit në Siri.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se kthimi i qytetarëve të mbetur në kampet e luftës, është detyrë dhe përgjegjësi e qeverisë së Kosovës.
Por, për punën që po bëhet me riatdhesimin, ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
“Kthimi i këtyre shtetasve demonstron vullnetin e Kosovës që të marrë përgjegjësi për shtetasit e saj, teksa vendos shembull edhe për të tjerët. Kosova është lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në një postim të ambasadës në Twitter.
Qeveria e Kosovës është bërë pjesë e Koalicionit Global për mposhtjen e grupit militant që nga viti 2014 dhe prej 7 vitesh, në vend janë kthyer 240 qytetarë, nga 400 që udhëtuan drejt Sirisë dhe Irakut prej vitit 2011, kur shpërtheu konflikti.
Në fund të muajit të kaluar, sipas Policisë së Kosovës, në Siri dhe Irak ishin rreth 100 shtetas kosovarë, në mesin e tyre burra, gra dhe fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut