Një votë e 25 prillit kushton 85 lekë, katër partitë që do përfitojnë nga buxheti i shtetit

19 Korrik 2021 | 16:09

Për zgjedhjet parlamentare të këtij viti, nga buxheti i shtetit u shpërndanë 130 milionë lekë, dyfish krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë.

Kështu, pjesën më të madhe të parave do t’i marrë Partia Socialiste që ka siguruar më shumë vota, mbi 768 mijë, e përkthyer në para, 65 milionë lekë. Pas saj, vjen Partia Demokratike, mbi 622 mijë vota dhe e përkthyer në para 52 milionë lekë.

E treta, renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me mbi 107 mijë vota dhe përfiton 9 milionë lekë. Dhe në fund është Partia Socialdemokrate, e cila mori mbi 35 mijë vota dhe përfiton 3 milionë lekë.

Për shkak të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që u bënë një vit më parë, nga fondi nuk përfitojnë partitë e vogla që garuan me siglën e Partisë Demokratike. Bazuar në projektvendimin e publikuar nga KQZ, asnjë nga partitë e vogla nuk përfiton para.

Megjithatë, do të pritet edhe vendimi i Komisioneri Shtetëror Zgjedhjeve për të parë sesi do të ndahen paratë në koalicionin Partia Demokratike- Aleanca për Ndryshim.

Miratimi i ndarjes së fondeve nga Komisioneri Shtetëror Zgjedhjeve ishte parashikuar të mbahej këtë të hënë, por është shtyrë, pasi një subjekt zgjedhor ka kërkuar më tepër kohë për t’u njohur me aktet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026