Asnjë humbje jete nga COVID-19 që prej 26 qershorit
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë rezultuar 11 persona të infektuar me COVID-19 nga kryerja e 3 439 testime duke e çuar në total numrin e rasteve aktive në 160.
Aktualisht janë 160 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Prej datës 26 qershor, Shqipëria nuk regjistron asnjë humbjeje jete nga coronavisur ndërsa në total që prej fillimit të pandemisë janë shkaktuar 2 456 të vdekur.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.
Në kulmin e sezonit turistik, autoritet shëndetësore kanë nisur javën e hapur të vaksinimit duke kërkuar që të injektojnë dozën për mbrotje nga virusi.
Statistika (19 Korrik 2021)
Testime totale 859,432
Raste pozitive 132,697
Raste të shëruara 130,081
Raste Aktive 160
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 65
Vlorë 17
Elbasan 17
Fier 14
Durrës 13
Shkodër 12
Lezhë 10
Korçë 6
Kukës 5
Gjirokastër 1
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.