Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli: Skenat e mbrëmshme nuk na nderojnë

19 Korrik 2021 | 20:06

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka mbledhur në një takim pronarët e lokaleve përgjatë Lungomares, për t’iu dhënë sqarime në lidhje me situatën e krijuar pas protestës së tyre ndaj kufizimit të muzikës.

Ai kërkoi nga pronarët e lokaleve të jenë më solidarë dhe të bashkëpunojmë me Bashkinë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“Ju kërkova që të gjithë ju të sillni disa dokumentacione, që ishin të nevojshme për  parë që kishte lidhje me punën institucionin e Bashkisë së Vlorës, ndërkohë që për fat të keq u përgjigjen vetëm tre biznese, që unë ua kërkova këtë gjë. Do doja që të ishit pak më shumë solidarë dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, në mënyrë që të gjejmë zgjidhjet më të mira ashtu si në këtë rast. Ky është një shqetësim i madh i juaj dhe unë nuk mund të rrija indiferent”, tha ai.

Kryebashkiaku Leli foli në pozicionin e mjekut, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me pronarët shpjegoi efektin negativ që shkakton grumbullimi në përhapjen e virusit COVID-19.

“Unë do t’u shpjegoj disa gjëra si mjek në radhë të parë. Kur ka muzikë me zë të lartë, njerëzit për arsye të muzikës nuk dëgjojnë njëri-tjetrin dhe detyrohen të flasin më zë të lartë. Kjo i detyron të afrohen më afër njëri-tjetrit dhe nxjerrin spërkla, virus është akoma midis nesh, pavarësisht se rastet i kemi të vogla. Sa më kufizime të ketë, ka një grup ekspertësh që e vlerësojnë këtë gjë dhe kanë vënë fashën orare që është ora 20:00 dhe për fat tani kryeministri ka dhënë një fashë tjetër që është ora 23:00 dhe nuk është gjë e vogël”, theksoi ai.

Përplasjet e djeshme mes pronarëve të lokaleve dhe Policisë z. Leli i cilësoi të dëmshme për turizmin.

“Skenat që kam parë dje nuk është që na nderon, sepse jemi në turizëm, jemi në kulmin e turizmit. Këto janë ditët tuaja, ditët tona, se i kemi bashkë të gjithë. Krijojmë kakofoni të panevojshme, megjithëse ju keni të drejtë, por mjekësia ka disa rregulla dhe unë erdha t’ua shpjegoj këtë gjë”,  shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026