Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe kërkon të lirohet nga burgu për arsye shëndetësore

21 Korrik 2021 | 10:49

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe kërkon të lirohet nga burgu për arsye shëndetësore.

Në kërkesën e dorëzuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme, Tushe shprehet se vuan nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth, nga mushkëria si dhe është alergjik ndaj disa ushqimeve.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës është i gatshëm për të dhënë edhe një garanci pasurore për të mosqëndruar në qeli.

“Ne çmojnë se masa e sigurimit “Garanci pasurore” (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose  “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”  do të ishin masa sigurimi të përshtatshme”, thuhet në kërkesën e Tushes.

Seanca e radhës ndaj Tushes pritet të zhvillohet më datë 28 korrik, ku kryesuesja Nertina Kosova do të vendosë nëse ish-kryebashkiaku do qëndrojë në qeli apo do lirohet.

Tushe u arrestua së bashku me disa nga vartësit e tij në bashki për tenderin e pastrimit të kanalit vaditës në fshatrat e zonës.

Akuza që rëndon ndaj ish-kryebashkiakut deri në ketë fazë të hetimeve është ajo e shpërdorimit të detyrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026