Yuri Kim: SHBA do i ofrojnë Shqipërisë dhe vendeve të tjera mike, 100 mln $ për të luftuar COVID-19
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë disa nga vendet aleate për të luftuar COVID-19. Ndihmat financiare do të ofrohen përmes USAID, bëhet e ditur në një njoftim të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
“SHBA zotohet se do të ofrojë një ndihmë prej 100 milionë dollarë për të ndihmuar vendet mike, si Shqipëria dhe të tjera, për të luftuar COVID-19”, shkruan ambasadorja amerikane.
Yuri Kim më tej nënvizon se këtë situatë të vështirë vendet do ta kalojnë së bashku dhe SHBA, thotë ajo janë “ende me Shqipërinë.”
US has pledged up to $100 million to help friends like #Albania & others combat #COVID19. This builds on broader assistance that has helped build capacity & strengthen infrastructure. We will get through this together – as always. Jemi ende me Shqipërinë! https://t.co/6uzfirs9Fk
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 20, 2020
Qeveria amerikane më 2 mars bëri të ditur se do të ofrojë një financim prej 37 milionë dollarë nga Fondi i Rezervave të Emergjencës për USAID, e cila do ta shpërndajë atë në 25 vende të prekura nga COVID-19.
Kjo është vetëm një pjesë e fondeve, pasi qeveria amerikane do të ofrojë mbi 100 milionë dollarë sipas deklaratës së DASH më 7 shkurt 2020.
Ne nuk jemi vetëm! Falemnderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira! ???? https://t.co/fPRJh8fSTx
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) March 20, 2020
Një lajm i tillë është përshëndetur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ne nuk jemi vetëm! Falemnderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira”, shkruan lideri i opozitës.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi