COVID-19 shkaktoi mbi 4 milionë viktima në rang global
Bilanci total i rasteve me COVID-19 kaloi kuotën e 192.2 milionë infektimeve, ndërsa sa i takon vdekjeve, numri shkoi në mbi 4.1 milionë viktima.
Të dhënat janë bërë të ditura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Shtetet e Bashkuara kanë raportuar numrin më të lartë prej 33.8 milionë rastesh të konfirmuara dhe mbi 604 mijë vdekje, numri ky më i lartë në botë.
Të dhënat e OBSH-së tregojnë se India është vendi i dytë më i prekur në botë me mbi 31.2 milionë raste infektimesh, i ndjekur nga Brazili me 19.4 milionë infektime dhe me mbi 545 mijë vdekje, që e bëjnë vendin e dytë në botë sa i takon viktimave.
Ndërkohë, mes vendeve me mbi 3.5 milionë raste të konfirmuara renditen Franca, Rusia, Turqia, Britania, Argjentina, Kolumbia, Italia, Spanja dhe Gjermania.
Ndërsa vendet me mbi 90 mijë vdekje përfshijnë Meksikën, Perunë, Rusinë, Britaninë, Italinë, Francën, Kolumbinë, Argjentinën dhe Gjermaninë.
OBSH rekomandon përforcimin e përpjekjeve për të parandaluar transmetimin e variantit Delta të coronavirusit, që është bërë më dominuesi në Evropë dhe do të bëhet më i fortë në muajt e ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta