Prezantohet strategjia për mbrojtjen e të drejtës së autorit
Ministria e Financave ka hartuar strategjinë për pronësinë intelektuale dhe të drejtën e autorit duke e publikuar atë për konsultim publik.
Me këtë strategji, ministria synon të administrojë dhe të mbrojë të drejtat, të cilat ushtrojnë një ndikim të fuqishëm në mirëfunksionimin e ekonomisë dhe forcimin e rregullave të një konkurrence të drejtë.
Dokumenti përcakton hartimin e një reforme ligjore në vitin e ardhshëm në fushën e pronësisë industriale dhe miratimi i ligjeve të veçanta organike për çdo objekt të pronësisë industriale, patentat, markat tregtare, modelet e përdorimit dhe skicat industriale.
Brenda vitit 2023 synohet aderimi me “Ligj në Traktatin e Singaporit të Ligjit të Markave Tregtare”.
Kjo paketë parashikohet që të ketë një kosto që shkon në 600 milionë lekë brenda 4 viteve të ardhshme.
330 milionë lekë parashikohen për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale përmes fushatave informuese, ndërsa 160 milionë të tjera parashikohen shpenzime për zhvillimin dhe forcimin e institucioneve të përfshira në zbatimin e të drejtave të autorit.
Pronësia intelektuale dhe e drejta e autorit ka qenë një ndër çështjet më problematike në Shqipërinë e 30 viteve të fundit, ku nuk kanë munguar shkeljet, por edhe ndëshkimet nga organizma ndërkombëtarë për cenimin e kësaj të drejte.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq