Dy të plagosur në Tiranë, autori kishte muaj në kërkim ndërkombëtar

24 Korrik 2021 | 22:30

Një person në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje la dy të plagosur në Tiranë mbrëmjen e së shtunës.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Todi Shkurti” pranë “Qytetit Studenti”, ku Aldo Gjini (32 vjeç) i njohur edhe me mbiemrin Imaldi qëlloi me armë Altin Gjokën (32 vjeç) dhe Jetmir Marashin (28 vjeç).

Policia tha se Gjoka dhe Marashi u dërguan në spital me plagë në shpatull dhe gjoks ndërsa Gjini ia doli të largohej nga vendngjarja me një makinë.

Burime për Euronews Albania thanë se plagosja ndodhi pranë një lokali ku të tre personat ishin takuar pas një përplasjeje me makinë pak orë më parë.

Gjini rezulton në kërkim ndërkombëtar prej shkurtit të vitit 2021 për një plagosje të ndodhur më 24 nëntor të vitit 2020 në Luksenburg.

Europol në përditësimin e fundit të profilit të tij, bërë më 28 prill 2021, thoshte se Gjini gjatë vitit 2020 jetonte në Belgjikë dhe lëvizte me një makinë tip “Mercedes G-Class AMG”. Përveç plagosjes në Luksemburg, ai dyshohet se ka kryer edhe trafik armësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026