Shërohet plotësisht pacienti i parë me COVID-19 në Shqipëri, del negativ një pacient tjetër

20 Mars 2020 | 20:32

Është shëruar plotësisht pacienti i parë me COVID-19 në Shqipëri. Ishte kryeministri i vendit, Edi Rama i cili përmes një postimi në Facebook konfirmoi se testi i dytë nxori negativ kontaktin e parë me pacientin zero.

“Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero. Del negativ edhe një pacient tjetër. Mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit infektiv”, shkruan kryeministri.

Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në faqen e vet në Facebook e konfirmon lajmin se dy pacientë janë shëruar dhe janë gati të lënë spitalin, por nënvijëzon faktin se numri i të prekurve me coronavirus ka ardhur duke u rritur ndaj duhet të vazhdojmë të qëndrojmë brenda që të shmangim sa është e mundur përhapjen e mëtejshme të virusit.

“Lajm i mirë
Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë.

Dy pacientë, kontakte të pacientit 0, që u identifikua me coronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativë edhe në testin e dytë pas trajtimit.
#Bravo ekipit të spitalit infektiv.

Por JU LUTEM KUJDES‼ Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës.

JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI‼
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi 127”, shkruan ministrja.

Mund të lexoni gjithashtu:

Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja me COVID-19, shkon në 70 numri i të prekurve

Rama izolon vendin për 2 ditë: Nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në 05:00, asnjë lëvizje; do të jetë gjithçka e mbyllur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026