Policia nuk fal shkelësit, gjobiten 190 qytetarë, bllokohen mjete dhe patenta
190 persona të cilët nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë në oraret kufizuese, janë ndëshkuar me 10 mijë lekë të reja , ndërsa 2 prej tyre, në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.
Policia e Shtetit bën me dije se në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 98 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.
Duke nisur nga kjo e shtunë oraret kanë ndryshuar, autoritet prej orës 13:00 të ditës së sotme deri në orën 05:00 të ditës së hënë ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjete.
Nga ky rregull, përjashtohen mjetet e trasportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se do të përdoret ujë dhe gazlotsjellës për të gjithë qytetarët që nuk respektojnë rregullat e shtetrrethimit gjatë kësaj fundjave.
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta