70% e të rriturve në BE janë injektuar me të paktën një dozë, njofton KE
Shtatëdhjetë përqind e të rriturve në Bashkimin Evropian kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19, njoftoi të martën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“BE e ka mbajtur fjalën. Synimi ynë ishte që të mbronim 70% të të rriturve në Bashkimin Evropian me të paktën një dozë gjatë korrikut. Sot ne e kemi arritur këtë synim”, tha von der Leyen në një deklaratë.
“Përqindja e njerëzve të moshës 18-vjeç e lart që janë injektuar plotësisht në bllok tani qëndron në 57%”, shtoi ajo.
Presidentja e KE-së nënvizoi se varianti Delta është shumë i rrezikshëm.
Shumica e vendeve evropiane kanë parë një rritje të rasteve të reja javët e fundit, duke fajësuar variantin Delta edhe pse shifrat e shtrimeve në spital dhe vdekjet kanë mbetur shumë më poshtë në krahasim me sezonin e dimrit.
Zyra Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) kanë njoftuar varianti Delta, i cili fillimisht filloi në Indi, tani është mbizotërues në 19 nga 28 vendet e rajonit.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.