15 anëtarë të PD-së në Korçë japin dorëheqjen

27 Korrik 2021 | 11:28

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Andrea Mano dhe sekretari i PD-së në qarkun Korçë, Devis Osmani, bashkë me 13 anëtarë të kryesisë së degës ka dhënë dorëheqjen.

Sipas tyre këto dorëheqje vijnë, pasi kryetari i PD-së Lulëzim Basha me arrogancën e tij po kthen partinë në një parti klienteliste dhe në funksionon të interesave personale.

Zyrtarët e PD-së nënvizojnë se dorëheqja ka ardhur edhe si pasojë e veprimeve të kryetarit Basha, i cili ka hedhur poshtë punën e ngritur me mund e sakrifica gjatë 8 viteve opozitë.

Anëtarët e PD theksojnë se kanë parë të pamundur ushtrimin e funksioneve të tyre në të tilla kushte.

Javët e fundit në PD ka pasur zëra kundër. Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani e cilësoi Kuvendin Kombëtar të kësaj partie një teatër absurd që duhet të harrohet sa më shpejt.

Ndërsa, drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Mark Marku, gjatë fjalës në Kuvendin Kombëtar tha se Partia Demokratike ndodhet në pikë kritike.

Rreth dy javë më parë, delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD-së zgjodhën 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, proces që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026