Basha: Raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore

27 Korrik 2021 | 12:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore.

Nga selia blu, teksa komentoi raportin, ai tha se blerja e votës, keqpërdorimi i administratës, vjedhja e të dhënave me sistemin e patronazhistëve, përdorimi i grupeve kriminale në zgjedhje, ndryshimi i fletëve të votimit dhe mbyllja e kufijve, janë pika që theksohen në raport, por që janë denoncuar më herët edhe nga demokratët.

Ai nënvizoi se PD i ka denoncuar krimet zgjedhore dhe se në SPAK dhe prokuroritë e rretheve kanë depozituar 185 padi, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ndëshkim.

“Hetimi dhe ndëshkimi i blerjes së votës është një rekomandimet parësore të OSBE-OHIR për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha, teksa shtoi se opozita kërkon ndëshkimin e krimeve zgjedhore të 2021.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026