Raporti i OSBE-ODIHR e cilësoi ‘potencialisht të paligjshme’, Basha komenton strukturën e PD për mbrojtjen e votës

27 Korrik 2021 | 13:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha u pyet nga Euronews Albania gjatë konferencës së sotme të opozitës lidhur me vlerësimin që raporti zgjedhor i OSBE-ODIHR i bëri strukturës që PD ngriti me arsyetimin se do të mbronte votën, si “potencialisht të paligjshme”.

Basha u shpreh se PD do ta zhvillojë, përmirësojë dhe shtrijë kudo mbrojtjen e votës, duke e cilësuar atë si “një detyrë të lartë patriotike, demokratike, qytetare dhe ligjore”.

Për gazetarët kryedemokrati u shpreh se policia dhe prokuroria duhet të jenë strukturat për mbrojtjen e votës, mirëpo edhe partitë duhet të bëjnë pjesën e tyre.

Në fillim të muajit prill, PD lajmëroi ngritjen e asaj që e cilësoi “një strukturë të organizuar nga juristët më të mirë që ka vendi, penalistë dhe profesionistë të tjerë të fushave të ndryshime me fokus monitorimin e shkeljes së ligjit gjatë zgjedhjeve dhe raportimin e tyre në KQZ, në prokuroritë e rretheve dhe në SPAK.

Raporti i OSBE-ODIHR zbuloi se Partia Socialiste pati avantazh domethënës nga kontrolli i pushtetit lokal dhe nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore.

Basha deklaroi gjithashtu se raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore. Ai tha se blerja e votës, keqpërdorimi i administratës, vjedhja e të dhënave me sistemin e patronazhistëve, përdorimi i grupeve kriminale në zgjedhje, ndryshimi i fletëve të votimit dhe mbyllja e kufijve, janë pika që theksohen në raport, por që janë denoncuar më herët edhe nga demokratët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026