Raporti i DASH: Korrupsion në gjyqësor dhe prokurime, koncesionet problematike

27 Korrik 2021 | 13:00

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e fundit për klimën e investimeve ne Shqipëri, shkruan se korrupsioni vazhdon të rrezikojë zhvillimin ekonomik në vend dhe të cenojë shtetin e së drejtës.

Me nota kritike edhe për vitin 2021, raporti thotë se korrupsioni në gjyqësor dhe prokurime është i zakonshëm për vendin tonë.

Sipas DASH, edhe koncesionet (projektet e partneritetit publik privat) cilësohen problematike, pasi për to nuk është bërë analizë e mirëfilltë për kostot dhe përfitimet, duke ulur mundësinë e konkurrencës, përfshirë edhe nga investitorët e huaj.

Pavarësisht nga një kuadër i shëndoshë ligjor dhe përparimi në reformën, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

 

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026