Disa qen janë gjeni – studimi rreth origjinës së inteligjencës

27 Korrik 2021 | 20:21

Një studim së fundmi ka zbuluar se njësoj si Mozartët apo Ajnshtajnët humanë, edhe mes racave të ndryshme të qenve ka gjeni të talentuar dhe shkencëtarët duan të zbulojnë arsyen pse.

Shumë mendojnë se qeni i tyre është i zgjuar, duke iu referuar aftësisë së tij për të lexuar mimikat tona apo për të kuptuar atë që i themi.

Por studimi ka provuar se disa qen janë vërtetë të jashtëzakonshëm. Chaster, një qen kufiri amerikan është pagëzuar si “qeni më i zgjuar në botë” pasi ajo mund të mbajë mend dhe të bëjë dallimin mes 1,022 emrave – një për secilën prej lodrave të saj.

Doni të dini edhe ju sa inteligjent është qenushi apo qenushja juaj? Klikoni këtu për të bërë testin ‘Genius Dog Challenge’.

Ndërkohë, studimi i kryer nga Claudia Fugazza, eksperte në Universitetin e Budapestit, u bë me 34 qen të racave të veçanta, pronarët e të cilëve provuan t’u mësonin emrat e dy lodrave të ndryshme gjatë një periudhe 3 mujore.

Nga 34 qenushët vetëm njëri e kaloi testin, – një tjetër qen kufiri me emrin Oliva.

Origjina e talentit

Shkencëtaret i kërkuan pronarëve të luanin me katër-putroshët e tyre çdo ditë në shtëpi, duke i përsëritur emrin e lodrës.

Një herë në muaj, me praninë e një shkencëtari, pronari testoi qenin e tij – duke i kërkuar që të kapë lodrën, emri i të cilës po përmendej. Ata qen që e kalonin provën fitonin një lodër të re, emrin e të cilës duhet ta mësonin gjatë muajit të ardhshëm.

Pavarësisht trajnimit intensiv, vetëm Oliva mësoi si të lidhë emrin e një lodre me vetë lodrën, – në fakt, ajo mësoi edhe 21 emra të tjerë lodrash gjatë 2 muajve, edhe pse për fat të keq më vonë ajo ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje e rrallë, e diagnostikuar qëkur ishte e vogël.

Asnjë nga racat e tjera nuk mësoi dot emrin e lodrave. Dhe është interesante pasi 18 nga 34 qentë që u bënë pjesë e testit ishin gjithashtu racë kufiri, gjë që provon se jo të gjithë qentë e kufirit kanë inteligjencë të jashtëzakonshme.

Shumë studiues besojnë se qentë e kufirit e kanë më të lehtë të mësojnë emrat pasi mendohet se ata fillimisht janë shartuar për të kullotur delet, ndaj edhe i është dashur të mësojnë fishkëllimat dhe sinjalet e barinjve të tyre.

Meqenëse variacione të tilla në inteligjencë ndodhin edhe tek njerëzit, shkencëtarët mendojnë se qentë mund t’i ndihmojnë ata të kuptojnë nga vjen talenti.

“Shpesh, një numër i vogël njerëzish të talentuar kanë ndryshuar historinë e botës,” tha Fuggaza. “Përse ka kaq pak Mozartë apo Ajnshtajn? A është gjenetike, apo diçka që ka të bëjë më ambientin ku rritemi apo praktikën? Ne mendojmë që qeni mund të përdoret si model për të studiuar origjinën e talentit.”

Për ta eksploruar këtë pyetje shkencëtarët planifikojnë të gjurmojnë gjenetikën dhe historinë e racave të ndryshme të qenve, si dhe të identifikojnë faktorët që kontribuojnë në këto krijesa kaq inteligjente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026